Lidhje

Gjen. Drews për veriun

  • Leonat Shehu

Komandanti i forcave paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë, gjenerali Erhard Drews tha sot se situata në veriun e banuar me shumicë serbe është më e mirë nga një vit me parë, por sfidat janë ende të mëdha dhe varen nga proceset politike. Në një konferencë për gazetarë në Prishtinë, ai tha se barrikada në urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, është simbol i rezistencës që tërheq vëmendjen në nevojën e çuarjes përpara të procesit politik për zgjidhjen e problemeve në zonë.

XS
SM
MD
LG