Lidhje

21 milionë $ dëmshpërblim për 7 amerikano-somalezë


Federal Court
Federal Court

Ata kishin paditur ish-zv/presidentin e Somalisë Mohamad Ali Samantar - tani jeton në Virxhinia - se kishte torturuar dhe vrarë popullin e vet.

Një gjykatës amerikan akordoi 21 milionë dollarë dëmshpërblim për 7 amerikano-somalezë që kishin paditur ish-zëvëndës presidentin e Somalisë - tani jeton në Virxhinia - se ai ka torturuar dhe vrarë popullin e vet.

Vendimi i gjykatës federale në Aleksandri kundër Mohamad Ali Samantar vjen ndërsa ai pranoi një gjykimin në mungesë. Samantar aktualisht është nënshtruar procedurës së falimentimit.

Padia pohoi se Samantar ishte përgjegjës për vrasjet pa gjyq, tortura, burgosje arbitrare, krime kundër njerëzimit dhe krime të luftës në Somali. Ai shërbeu si zëvëndës president i Somalisë, Kryeministër dhe Ministër i mbrojtjes, nën diktatorin Siad Barre.
XS
SM
MD
LG