Kandidati republikan për president Mitt Romney ka siguruar votat e mjaftueshme të partisë së tij për të kandiduar për postin më të lartë në Shtetet e Bashkuara.
Delegatët e Partisë Republikane nga i gjithë vendi hodhën më shumë vota, 1144, për zotin Romney, gjatë një votimi me telefon mbrëmë.
Ish guvernatori i New Hampshirit John Sununu e filloi dje zyrtarisht procesin e emërimit, duke e quajtur zotin Romney njeriu i duhur në kohën e duhur.
Kandidati tjetër republikan për president, Përfaqësuesi i Teksasit, Ron Paul, gjithashtu mori disa vota.
Z. Romney arriti dje në qytetin Tampa të Floridës ku po zhvillohet Kuvendi Kombëtar i Partisë Republikane. Gruaja e tij, Ann Romney, foli mbrëmë në kuvend.
Bashkëshortja e kandidatit republikan për president Mitt Romney i bëri thirrje vendit për t'i dhënë burrit të saj mundësinë për të udhëhequr Shtetet e Bashkuara "për t'a bërë një vend më të mirë."
Ann Romney e përdoruri fjalimin e saj në Kuvendin Kombëtar Republikan të martën mbrëma për të promovuar arritjet e burrit të saj si një biznesmen, Guvernator i shtetit Massachusetts dhe udhëheqës në kishën Mormone.
Ajo gjithashtu iu drejtua të votuesve femra, duke thënë se ato ishin "më të mirat e Amerikës, shpresa e Amerikës".
Pas fjalës së saj, Ann Romney u prit në podium nga burri i saj me një përqafim dhe puthje urimi.
Ndërsa Guvernatori i New Jerseyt Chris Christie mbajti fjalimin kryesor që mbylli edhe punimet e djeshme të Kuvendit..
Kuvendi vazhdon sot punimet.