Lidhje

Kancelarja Merkel viziton Kinën


Gjatë vizitës dy ditore ajo do të përpiqet të zbusë shqetësimet mbi krizën e borxhit në ekonominë evropiane

Kancelarja gjermane Angela Merkel është për një vizitë dy ditore në Kinë, në përpjekje për të zbutur shqetësimet mbi krizën e borxhit në ekonominë evropiane.

Kina ka miliarda dollarë në bonde evropiane.

Pasi përshëndeti kancelaren gjermane, kryeministri kinez Wen Jiabao u tha gazetarëve se problem i borxhit bën që t’u kërkohet disa vendeve të zbatojnë masa shtrënguese.

Zoti Wen tha se kriza evropiane e borxhit ka ndikim mbi ekonominë globale dhe se Gjermania dhe Kina duhet të punojnë së bashku për të nxitur besimin për përmirësimin e ekonomisë.

Kryeministi Wen citohet të ketë thënë se Kina do të vazhdojnë të investojë në Evropë për sa kohë që “rreziku është nën kontroll”.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG