Lidhje

Dita e katërt e kuvendit republikan

  • Ilir Ikonomi

Mitt Romney del në skenë sot në Kuvendin Kombëtar Republikan për të argumentuar se përse ai meriton të zgjidhet president i Shteteve të Bashkuara. Kandidati i partisë republikane do t’u drejtohet të pranishëmve në kunvendin e Tampas në Florida, ndërsa miliona amerikanë do ta ndjekin përmes televizionit, pas disa ditë fjalimesh nga figura të njohura të partisë që synonin të tregonin sesi zoti Romney do të drejtojë ndryshe nga presidenti amerikan Barack Obama. Mbrëmë kandidati i partisë republikane për nënpresident Paul Ryan mbajti një fjalim me tone të fuqishme, duke premtuar fundin e "arsyetimeve dhe fjalëve boshe", kur vjen fjala për ekonominë, nëse votuesit zgjedhin zotin Romney në zgjedhjet e nëntorit.

XS
SM
MD
LG