Lidhje

ShBA, Izraeli dhe programi bërthamor i Iranit


白宫
白宫

Zëdhënësi Carney i tha Zërit të Amerikës se presidenti Obama beson se ka ende kohë për diplomaci ndërsa Iranit po i bëhet trysni me sanksione

Shtëpia e Bardhë thotë se Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara janë të angazhuar për parandalimin e Iranit nga përftimi i një arme bërthamore, por ka ende kohë për të ndjekur diplomacinë.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney foli me Zërin e Amerikës, pasi një gazetë izraelite njoftoi dje se Uashingtoni i kishte thënë tërthorazi Teheranit se nuk do të hynte në një luftë nëse Izraeli sulmon Iranin lidhur me programin e tij bërthamor.

Zëdhënësi Carney tha gjithashtu se presidenti Barack Obama beson se ka ende kohë për diplomaci, ndërsa Iranit po i bëhet trysni nëpërmjet sanksioneve. Por ai tha se kjo mundësi nuk do të mbetet e hapur përgjithmonë dhe theksoi se të gjitha alternativat mbeten në tryezë për të ndaluar Iranin për të prodhuar një armë bërethamore.
XS
SM
MD
LG