Lidhje

Në prag të kuvendit të Partisë Demokrate


President Obama
President Obama

Presidenti Obama u shkëput nga fushata në prag të kuvendit të partisë së tij për të vizituar banorët e Luizianës të prekur nga uragani Isak

Presidenti amerikan Barak Obama u shkëput nga fushata në prag të kuvendit të partisë së tij për të vizituar banorët e Luizianës të prekur nga uragani Isak.

Zoti Obama vizitoi mbrëmë qytetin rural të Shën Gjon Pagëzorit - St. John the Baptist - rreth 50 kilometra jashtë New Orleansit. Ai u takua me banorët, disa prej të cilëve u detyruan të shpërngulen si pasojë e përmbytjes duke pritur shpëtim. Presidenti tha se banorët e Luizuanës dijnë se si të veprojnë në raste të tilla të vështira dhe janë mësuar të ngrihen mbi vështirësitë.

Zoti Obama vlerësoi gjithashtu guvernatorin republikan të Luizianës, Bobi Jindal, dhe të gjithë zyrtarët shtetërorë dhe federalë për ndihmën në përpjekjet e rimëkëmbjes.

"Kur katastrofë si kjo ndodhë, ne lëmë mënjanë mosmarrëveshjet. Askush nuk është vetëm demokrat apo republikan. Ne jemi të gjithë vetëm amerikanët në ndihmë të njëri-tjetrit."

Më parë dje gjatë ditës, zoti Obama u takua me punëtorët në Ohio. Ai përmendi rimëkëmbjen e industrisë së automobilëve si një sukses për administratën e tij.

"Unë qëndrova me punëtorët amerikanë. Unë qëndrova me prodhim amerikan. Kam besuar në ju. "

Në të kundërtën, rivali i tij, kandidati presidencial republikan Mitt Romney tha dje se Dita e Punës ishte "një shans për të festuar etikën e fortë amerikane të punës." Por ai tha se për shumë amerikanë të papunë kjo është "një ditë tjetër të shqetësuese" kur paga e tyre mungon.

Kuvendi i Partisë Demokrate - ku zoti Obama do të emërohet zyrtarisht kandidat për një mandat të dytë - hapet sot (të martën) në Charlotte të shtetit Karolina e Veriut.

SHBA ka ekonominë më të madhe në botë, por është përpjekur për të rifituar stabilitetin e saj ekonomik. Niveli i papunësisë në vend mbetet mbi 8 për qind dhe ekonomia e ngadaltë ka vënë në rrezik shanset e zotit Obama për rizgjedhje. Sondazhet e opinionit tregojnë se të dy kandidatët - Obama, Romney - parapëlqehen thuajse njësoj.
XS
SM
MD
LG