Lidhje

Kosovë: Një shpërthim në veri të vendit


Në Kosovë, autoritetet e rendit njoftuan për një shpërthim në veriun e banuar me shumicë serbe, por pa pasoja në njerëz. Incidenti që ka ndodhur gjatë orëve të natës, coi në tre, numrin e shpërthimeve në dy ditët e fundit në atë zonë, ku nuk njihen dhe nuk pranohen autoritetet e Kosovës. Situata e atjeshme ka bërë që të shtohen zërat për përfshirjen e çështjes së veriut në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që sipas paralajmërimeve mund të rifillojnë në vjeshtën e këtij viti.

XS
SM
MD
LG