Lidhje

HRW: Forcat amerikane kanë përdorur tortura gjatë hetimeve


Organizata e të drejtave të njeriut Human Rights Watch thotë se ka zbuluar fakte të reja se forcat amerikane kanë përdorur tortura, përfshirë teknikën e njohur si “simulim i mbytjes” gjatë marrjes në pyetje të ekstremistëve islamikë libianë në kohën e administraatës së presidentit Bush.

Raporti i organizatës Human Rights Watch u botua të enjten dhe bazohet në intervista me 14 disidentë libianë të kapur dhe mbajtur nën arrest në vende të huaja, përfshirë Afganistanin.

Human Rights Watch thotë se ekstremistët islamikë ishin torturuar përpara se forcat amerikane t’ia dorëzonin ata ish udhëheqësit të Libisë, Moamar Gadhafi. Dy prej tyre i thanë grupit të të drejtave të njeriut se ata ai ishin nënshtruar ose “simulimit të mbytjes” ose një teknike të ngjashme me të, që i bën të torturuarit të përjetojnë momente mbytjeje në ujë.

Administrata e Presidentit Bush ka theksuar se kjo teknikë toturash është përdorur vetëm ndaj tre të dyshuarve për terrorizëm që mbaheshin nga forcat amerikane, asnjë prej tyre libian. Administrata e presidentit Obama e ka dënuar teknikën e “simulimit të mbytjes” si formë torture dhe e ka ndaluar atë gjatë procesit të marrjes në pyetje.

Zëdhënësja e CIA-s, Jennifer Youngblood, iu përgjigj akuzave të ngritura nga grupi Human Rights Watch se agjencia “është shprehur zyrtarisht se ka patur tre raste të konfirmuara” të përdorimit të kësaj teknike hetimore. Ajo shtoi se Departamenti i Drejtësisë vendosi të mos e çojë çështjen në gjyq, pasi hetoi mbi 100 raste të ndaluarish pas periudhës së sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2011.
XS
SM
MD
LG