Lidhje

Presidenti Obama kujton 11 shtatorin 2001


Presidenti amerikan Barack Obama po shenon 11 vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit duke kujtuar viktimat dhe duke i nderuar ata që sakrifikuan për të bërë Amerikën më të sigurt.

Gjatë fjalimit të tij të përjavshëm sot, presidenti vlerësoi për kurajon e atyer personave, që u përgjigjën të parët ndaj sulmit në Nju Jork, Uashington dhe Pensilvani.

Ai vlerësoi gjithashtu reagimin amerikan ndaj sulmeve, duke thënë se udhëheqja e al Qaidës është shpartalluar dhe se Osama Bin Laden nuk përbën më një kërcënim.

Presidenti Obama tha se sulmet nuk i detyruan Shtetet e Bashkuara që të tërhiqen nga roli i tyre në komuniteti botëror, por në fakt çuan drejt ndërtimit të aleancave, ndërkohë që fuqizuan sigurinë brenda vendit.
XS
SM
MD
LG