Lidhje

SHBA transferon burgun e Bagramit tek afganasit


Shtetet e Bashkuara ja dorëzuan zyrtarisht kontrollin e një burgu që ishte bërë çështje polemikash, qeverisë afgane, megjithë një mosmarrëveshje lidhur me fatin e disa prej të burgosurve.

Më tepër se 3 mijë të burgosur ju transferuan zyrtarëve afganë me një ceremoni të vogël sot në burgun e Bagramit. Por rreth 600 persona mbahen ende të ndaluar nga forcat amerikane.

Rreth 50 të huaj të ndaluar, shumica e tyre nga Pakistani, po ashtu nuk janë mbuluar nga marrëveshja dhe ndodhen nën mbikqyrjen afgane. Zyrtarët afganë këmbëngulin që të gjithë personat e ndaluar të dorëzohen brenda 72 orëve.

Por, zyrtarët amerikanë thonë se kanë pezulluar transferimet e mëtejshme, për shkak të shqetësimeve mbi synimet e qeverisë afgane. Nuk u bë menjëherë e qartë se cilat ishin këto shqetësime, por duket se ato lindën pas takimit që patën presidenti Karzai me komandantin e forcave amerikane dhe të NATO-s në Afgansitan, gjeneralin John Allen.
XS
SM
MD
LG