Lidhje

Siri, rebelët publikojnë video me ushtarë të vrarë


syria rebels

syria rebels

Në video botuar të hënën, trupat e njerëzve të veshur në uniformë ushtarake mund të shihen rreshtuar të shtrirë në një trotuar

Rebelët sirianë kanë postuar një video në internet që tregon trupat e 20 ushtarëve të cilin ata thonë se i ekzekutuan në qytetin verior të Aleppos.

Në video, botuar të hënën, trupat e njerëzve të veshur në uniformë ushtarake mund të shihen rreshtuar të shtrirë në një trotuar me kokat e gjakosur, me sytë e lidhur dhe duar të prangosura. Rebelët gjithashtu mund të dëgjohen duke sharë personat e vdekur. Grupi sirian për të Drejtat e Njeriut me qendër në Britani tha se incidenti ndodhi para disa ditëve.

Zyrtarët e OKB-së kanë akuzuar qeverinë siriane si dhe forcat rebele për krime në luftën civile të vendit. Duke folur në Gjenevë të hënën, Komisioneri i Lartë i OKB për të Drejtat e Njeriut Navi Pillay i kërkoi Këshillit të Sigurimit të OKB-së t'a paraqesë çështjen e Sirisë në Gjykatën Ndërkombëtare Penale, për të siguruar që të gjithë autorët e shkeljeve të mos i shpëtojnë drejtësisë.

Gjithashtu në Gjenevë, Sekretari i Përgjithshëm Ban Ki-moon qortoi Këshillin e Sigurimit për dështimin për të marrë një qëndrim të unifikuar për t'i dhënë fund krizës siriane. Ai tha se është "thellësisht i shqetësuar nga bombardimeve ajrore të civilëve nga forcat qeveritare në Siri", dhe shprehu shqetësimin rreth tensioneve në rritje sektare dhe përkeqësimit të situatës humanitare në Siri.

Zoti Ban bëri thirrje për të mbështetur përpjekjet diplomatike të të dërguarit të ri të OKB-Lidhjes Arabe për krizën siriane, Lakhdar Brahimi. I dërguari Brahimi u takua me zyrtarët egjiptianë dhe arabë dje në Kajro.
XS
SM
MD
LG