Lidhje

Zv/presidenti kinez Xi anulon takime të tjera


A pro-European Union activist stands while warming himself near a bonfire at a heavily fortified tent camp in the Independence Square in Kyiv, Dec. 17, 2013.
A pro-European Union activist stands while warming himself near a bonfire at a heavily fortified tent camp in the Independence Square in Kyiv, Dec. 17, 2013.

Zv/presidenti kinez Xi Jinping nuk u paraqit për herë të tretë në një javë për një takim me një zyrtar të huaj që viziton vendin,

Zëvendës presidenti kinez Xi Jinping ka dështuar të paraqitet - për herë të tretë në një javë - për një takim të planifikuar me një zyrtar të lartë huaj që viziton vendin, duke nxitur spekulimet rreth shëndetit të tij ndërsa udhëheqësit kinezë përgatiten për një qarkullim kuadrosh të lartë pushtetit.

Ministria e jashtme e Kinës tha javën e kaluar se zoti Xi do të takohej me kryeministrin danez Helle Thorning-Schmidt në Pekin të hënën, por takimi nuk ndodhi.

Zoti Xi pritet të bëhet presidenti i ardhshëm i Kinës, si pjesë e një qarkullimi të udhëheqjes - një-herë në-një-dekade - që fillon me një kongres të Partisë Komuniste më vonë këtë vit.

Nënpresidenti Xi ishte planifikuar të zhvillonte bisedime me sekretaren amerikane të Shtetit Hillari Klinton dhe kryeministrin e Singaporit Lee Hsien Loong të mërkurën e kaluar, por takimet u anuluan.

Ministria e jashtme e Kinës tha se këto anulime ndodhën për shkak të një ndryshimi të orarit, por nuk dha hollësi. Ndryshime të orarit janë të pazakonta për udhëheqësit kinezë, takimet e të cilëve me zyrtarë të lartë të huaj zakonisht planifikikohen që më parë.

Shtypi amerikan citon diplomatë të huaj se zoti Xi nuk nuk mori pjesë në takime më 5 shtator për shkak të një dhimbjeje në kurriz. Që atëherë, thashetheme rreth shëndetit të tij kanë mbushur blog-listat kineze dhe faqet e tjera të mediave sociale.

Shfaqja e fundit zotit Xi në publik ishte më 1 shtator, kur ai foli për studentët në një shkollë te partisë komuniste në Pekin. Agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua publikoi një foto të tij në ceremoninë e fillimit të mësimeve në atë shkollë.

Shumica e spekulimeve në internetit për shëndetin e zëvendës presidenti kinez përqëndrohen në kurrizin e tij, me disa që sugjerojnë se ai u dëmtua duke luajtur futboll ose duke notuar. Thashethemet e tjera janë edhe më keq, dhe sugjerojnë se nënpresidenti Xi ishte lënduar në një aksident me makinë që nuk mund të ketë qenë aksident.

Asnjë prej thashethemeve nuk është vërtetuar. Kina ka një histori të gjatë të fshehtësisë në lidhje me shëndetin dhe rivalitetet e brendshme të udhëheqësve të saj.
XS
SM
MD
LG