Lidhje

Yemen - Sulmohet Ministri i Mbrojtjes, 10 të vrarë


Zyrtarët jemenas thonë se të paktën 10 njerëz janë vrarë gjatë një sulmi me autobombë i cili kishte si shënjestër Ministrin e Mbrojtjes së vendit.

Burime qeveritare thonë se ministri Mohamed Nasir Ahmadi, nuk pësoi asnjë dëmtim nga shpërthimi i sotëm pranë ndërtesës qeveritare në kryeqytetin e vendit Sanna. Të paktën 5 prej truprojave të ministrit janë mes të vrarëve. Askush nuk e mori përgjegjësinë për sulmin.

Sulmi vjen një ditë mbasi autoritet njoftuan se komandanti i dytë i rrjetit të al Qaidës në Jemen u vra gjatë një operacioni ushtarak.
XS
SM
MD
LG