Lidhje

SHBA - Izrael dhe Irani


us israel

us israel

Presidenti amerikan Barak Obama nuk do të takohet me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, kur udhëheqësi izraelit të vizitojë Nju Jorkun

Presidenti amerikan Barak Obama nuk do të takohet me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, kur udhëheqësi izraelit të vizitojë Nju Jorkun këtë muaj për thirrje që OKB-ja të marrë masa të ashpra kundër programit bërthamor të Iranit.

Shtëpia e Bardhë thotë se dy udhëheqësit diskutuan mbi programin bërthamor të Iranit gjatë një telefonate mbrëmë që zgjati 1 orë, dhe janë të një mendimi për përmbajtjen e Iranit nga zotërimi i një arme bërthamore.

Por një deklaratë e Shtëpisë së Bardhë thotë se nuk ka pasur asnjë kërkesë për zotin Netanyahu që do të takohet me presidentin Obama në Uashington

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë i tha më herët Zërit të Amerikës se vendimi i zotit Obama nuk duhet të interpretohet si një refuzim për të takuar kryeministrin izraelit.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurimit Kombëtar Tommy Vietor tha se të dy udhëheqësit nuk do të jenë në Nju Jork në të njëjtën kohë dhe se udhëheqësit amerikanë dhe izraelitë janë në "kontakt të shpeshtë." Ai tha se gjatë vizitës së tij zoti Netanjahu do të takohet me zyrtarë të lartë të tjerë amerikanë, duke përfshirë Sekretaren e Shtetit Hillari Klinton.
XS
SM
MD
LG