Lidhje

Debat mbi tregtinë SHBA - Kinë


Los Angeles port

Los Angeles port

Jo të gjithë amerikanët mendojnë se tregtia me Kinën është gjë e keqe.

Në këtë vit zgjedhor Kina dhe tregtia me të, është bërë temë derbati mes dy kandidatëve presidencialë amerikanë. Me nivelin e papunësisë mbi 8 për qind, disa amerikanë fajësojnë Kinën për humbjen e vendeve të punës në fabrika. Por të tjerë thonë se tregëtita amerikane me Kinën është në dobi të SHBA-së.

Presidenti Barak Obama thotë se rivali i tij, republikani Mitt Romney, si biznesmen, mbylli fabrika duke i dërguar vendet e punës në Kinë.
Zoti Romney, në anën tjetër, thotë se zoti Obama ka qenë i butë me Kinën, e cila përdor praktika të padrejta tregtare.
Profesor i biznesit Peter Navarro në Universitetin e Kalifornisë dëshiron ta bëjë tregtinë me Kinën një pjesë edhe më të mëdha të debatit politik. Ai thotë se Kina përdor praktika të padrejta tregtare të tilla si subvencionet e prodhimit të paligjshëm dhe akuzon Kinën për manipulim të monedhës së saj.

"Në vitin 2001 ne lejuam Kinën në tregjet dhe që nga ajo kohë kemi mbyllur mbi 50 mijë fabrika, duke humbur 6 milionë vende pune prodhuese."

Profesor Navarro po e përhqap këtë mesazh në ekranin e madh me filmin e tij dokumentar Death by China, Vdekje nga Kina.

David Bibona dhe vëllai i tij kanë një biznes që aktualisht prodhon pajisje për industrinë e naftës. Ai thotë se importet më të lira kineze e bëjnë më të vështirë për të zgjeruar shitjet e tyre.

"Është shumë e vështirë për të prodhuar mijëra e pjesë që t'i afrohen çmimit që kanë prodhimet kineze".

Por jo të gjithë amerikanët mendojnë se tregtia me Kinën është gjë e keqe. Në Portin e Los Angelesit, zyrtarët thonë se janë duke u krijuar vende pune kryesisht si rezultat i rritjes së tregtisë me Kinën."

Elektricist Jeremy Rosique thotë se kjo është arsyeja pse ai ka qëndruar të punësuar.
Zyrtari i portit Phillip Sanfield thotë se ka 1.2 milionë vende pune që lidhen me portin në Kaliforni, dhe ngarkesat vijnë kryesisht nga Kina.

"Pra, të gjitha këto punë që aktualisht kemi këtu në port ... shumë prej tyre kanë të bëjnë me tregtinë me Kinën"

Kina shet më shumë mallra në SHBA se sa blen, por eksportet amerikane janë në rritje, thotë ekonomisti ndërkombëtare Ferdinando Guerra.

"15 për qind deri në 20 për qind rritje gjatë viteve të fundit. Ne kemi qenë në gjendje për të kontrolluar inflacionin si rezultat i mallrave të lira kineze."

Ekonomisti Guerra e pranon se importet kineze kanë dëmtuar disa amerikanëve, por ai thotë se shpallja e një lufte tregtare nuk është zgjidhje. Përkundrazi, ai thotë se mënyra për të ndihmuar ekonominë amerikane është për të rritur tregtinë me Kinën.
XS
SM
MD
LG