Lidhje

Zjarre në dy fabrika në Pakistan, mbi 100 te vdekur


Pakistan fires
Pakistan fires

Dëshmitarët thonë se disa njerëz u hodhën nga dritaret për t'i shpëtuar zjarrit.

Zjarre shpërthyen në dy fabrika në Pakistan te martën, duke shkaktuar nje numer viktimash.

Në qytetin lindor Lahore shumë njerëz gjetën vdekjen pasi u bllokuan brenda një fabrike këpucësh. Zyrtarët thonë se flakët u shkaktuan nga difekti në një gjenerator.

Zjarri i dytë po të martë ndodhi në një rrobaqepësi në qytetin port jugor të Karaçit. Të paktën 14 persona gjetën vdekjen dhe më shumë se 20 të tjerë u plagosën.

Dëshmitarët thonë se disa njerëz u hodhën nga dritaret për t'i shpëtuar zjarrit. Shkaku i zjarrit ende nuk është bërë i njohur.

Karaçi është qyteti më i populluar i Pakistanit dhe qëndra kryesore tregtare e vendit.
XS
SM
MD
LG