Lidhje

Shpërthim në Turqi, 8 policë të vrarë


Turkey blast

Turkey blast

Autoritetet fajësojnë Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit

Zyrtarët e sigurisë në Turqi thonë se një shpërthim në anë të rrugës dje vrau 8 policë dhe plagosi 6 të tjerë.

Autoritetet fajësojnë Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit, ose PKK-në, duke thënë se mina u aktivizua kur një automjet i policisë po kalonte në një rrugë të Karliovës në provincën Bingol.

Më shumë se 40.000 njerëz, kryesisht kurdë, janë vrarë që kur PKK-ja mori armët në vitin 1984 për të kërkuar autonominë.

Turqia dhe shumica e komunitetit ndërkombëtar, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, e konsiderojnë PKK-në një organizatë terroriste.
XS
SM
MD
LG