Lidhje

Aung San Suu Kyi, për vizitë në SHBA


burma

burma

Udhëheqësja e opozitës birmaneze pritet të marrë Medaljen e Artë të Kongresit dhe të takohet me presidentin Barak Obama

Udhëheqësja e opozitës së Birmanisë, Aung San Suu Kyi, është nisur për një vizitë në Shtetet e Bashkuara, ku do të nderohet me disa çmime dhe do të takohet me zyrtarë të lartë qeveritarë amerikanë dhe pjestarë të komunitetit birmanez.

Në udhëtimin e saj të parë në Shtetet e Bashkuara në dy dekada, Aung San Suu Kyi, pritet të nderohet me Medaljen e Artë të Kongresit, medalja më e lartë amerikane për shërbime civile. Ajo gjithashtu do të takohet me presidentin Barak Obama.

Aung San Suu Kyi e kaloi pjesën më të shumtë të dy dekadave nën arrest shtëpiak për fushatën e saj për reforma politike në Birmani.

Vizita vjen gjatë reformave politike në Birmani nën presidentin Thein Sein. Pasi u lirua nga arresti shtëpiak, udhëheqësja e opozitës u zgjodh në parlament këtë vit.
XS
SM
MD
LG