Lidhje

Sekretarja Klinton mbi protestat anti-amerikane


Hillary Clinton
Hillary Clinton

Klinton: Dhuna nuk ka vend në fe dhe nuk është mënyrë për të nderuar fenë

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton i ka dënuar me forcë protestat e dhunshme javën e kaluar në disa pjesë të botës muslimane:

"Dhuna nuk ka vend në fe dhe nuk është mënyrë për të nderuar fenë. Islami, ashtu si fetë e tjera, respekton dinjitetin themelor të qenieve njerëzore, dhe kryerja e sulmeve ndaj njerëzve të pafajshëm është shkelje e dinjitetit themelor ".

Sekretarja e Shtetit Klinton e quajti "të pështirë dhe të dënueshme" videon anti-islamike që qarkullon në internet. Ajo theksoi se "qeveria e Shteteve të Bashkuara nuk ka absolutisht asnjë lidhje me këtë video". Sekretarja Klinton pohoi gjithashtu se është e vështirë për disa njerëz të kuptojnë "pse Shtetet e Bashkuara nuk munden thjesht të parandalojnë këto llojet e videosh të dënueshme që dalin ndonjëherë."

"Në botën e sotme, me teknologjitë e sotme - kjo është e pamundur. Por edhe nëse do të ishte e mundur, vendi ynë ka një traditë të gjatë të shprehjes së lirë, e cila është mishëruar në Kushtetutën dhe ligjin tonë. Dhe ne nuk do të ndalojmë qytetarët të shprehin pikëpamjet e tyre pavarësisht se sa të pakëndshme mund të jenë ato."

"Ka mendime të ndryshme rreth kufijve të jashtëm të fjalës së lirë dhe shprehjes së lirë. Por nuk duhet të ketë debat në lidhje me çështjen e thjeshtë se dhuna në përgjigje të fjalës nuk është e pranueshme ", tha Sekretarja Klinton. "Ne të gjithë, nëse jemi udhëheqës të qeverive, udhëheqës të shoqërisë civile apo drejtues fetarë, duhet t'i vemë kufirin dhunës. Çdo udhëheqës i përgjegjshëm duhet të ngrihet në këmbë tani dhe t'a mbrojë këtë kufi."

Sekretarja e Shtetit Klinton tha se videoja "duket se ka një qëllim shumë cinik për të denigruar një fe të madhe dhe për të provokuar zemërim:"

"Ne absolutisht e kundërshtojnë përmbajtjen dhe mesazhin e saj. Angazhimi i Amerikës për tolerancë fetare shkon prapa në fillimet e kombit tonë, dhe siç e dini ne jemi një vend për njerëz të të gjitha feve, shumë prej të cilëve erdhën në këtë vend për të drejtën për të ushtruar fenë e tyre, duke përfshirë, natyrisht, miliona myslimanë ".
XS
SM
MD
LG