Lidhje

Mësuesit në Çikago pezullojnë grevën


Chicago Teachers Union President Karen Lewis, left, answers reporters' questions at a news conference following a meeting of CTU delegates Sunday, Sept. 16, 2012 in Chicago.

Chicago Teachers Union President Karen Lewis, left, answers reporters' questions at a news conference following a meeting of CTU delegates Sunday, Sept. 16, 2012 in Chicago.

Sindikata e arsimtarëve të Çicagos votoi mbrëmë për t'i dhënë fund grevës së rreth 29 mijë mësuesve dhe personelit ndihmës

Mësuesit në Çikago votuan për të pezulluar grevën e tyre njëjavore dhe të kthehen në klasa të mërkurën.

Sindikata e arsimtarëve të Çikagos votoi mbrëmë për t'i dhënë fund grevës së rreth 29.000 mësuesve dhe personelit ndihmës që ka mbajtur jashtë klasës rreth 350.000 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të qytetit.

Vendimi u arrit pas disa orë diskutimesh.

Mësuesit e shkollave publike në Çikago lanë punën të hënën e kaluar pas një mosmarrëveshje me këshillin e arsimit të qytetit rreth disa çështjeve, përfshi planet për zgjatjen e orëve të mësimit dhe mënyrën e vlerësimit.

Gjatë periudhës së grevës, prindërit në të gjithë qytetin janë përpjekur për të gjetur kujdes ditor për fëmijët e tyre, ose të merrnin kohë pushimi nga puna për t'u kujdesur për 'ta.
XS
SM
MD
LG