Lidhje

Radio Evropa e Lirë do ndalojë disa transmetime për Moskën


Aryseja, një ligj i ri rus

Organizata mediatike e financuar nga qeveria amerikane Radio Evropa e Lirë/Radio Liria thotë se do të ndalojë transmetimet radiofonike në valë të mesme ndërkohë që do të vazhdojë sherbimet në internet, duke respektuar kështu një ligj të ri rus.
Drejtuesja e lartë Julia Ragona tha të shtunën se organizata do të bëjë ndryshimin me 10 nentor kur edhe hyn në fuqi ligji rus.
Ligji i ri do të ndalojë transmetimet radiofonike në Rusi nga kompanitë ku individët e huaj apo entitet zotërojnë më shumë se 48 përqind të mediumeve. Ajo shtoi se sherbimi rus do të zgjerojë informacionet në internet dhe do të vazhdojë transmetimet në valë të shkurtëra.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG