Lidhje

Azia, Evropa dhe ribalancimi i angazhimit amerikan


us asia
us asia

Obama: Evropa është themeli i angazhimit amerikan me botën dhe katalizator për bashkëveprim global.

"Presidenti amerikan Barak Obama dhe nënpresidenti Joseph Biden erdhën në detyrë të bindur se Shtetet e Bashkuara ishin pak të angazhuara në rajonin e Azi-Paqësorit, dhe për këtë arsye një përparësi kryesore strategjike duhej përtërirë dhe roli amerikan duhej intensifikuar në rajon", tha kohët e fundit në një konferencë në Riga të Letonisë, Julianne Smith, zv/këshilltar i Sigurimit Kombëtar pranë nënpresidentit Joseph Biden.

"Shtetet e Bashkuara kanë qenë prej kohësh një fuqi në Paqësor, interesat e të cilave janë të lidhura pazgjidhshmërisht me sigurinë ekonomike dhe rendin politik të Azisë."

Cila është baza strategjike për përkrahjen e rëndësisë së Azi-Paqësorit, një qasje që është përshkruar si "ribalancim"?

Rajoni Azi-Paqësor është një motor i rëndësishëm për ekonominë globale. 21 ekonomitë e këtij rajoni kanë një prodhim të përgjithshëm prej 39 trilionë dollarësh - 56 për qind të prodhimit botëror ekonomik.

Rajoni gjithashtu paraqet 56 për qind të tregtisë së përgjithshme amerikane, dhe përmban tregtinë më dinamike në botë dhe rrugët e energjisë. Rajoni i Azi-Paqësorit ka gjysmën e popullsisë së botës dhe disa prej ushtrive më të mëdha në botë.

Çfarë do të thotë ribalancim në praktikë?

"Ne po zbatojmë një qasje të gjithë anëshme ndaj Azi-Paqësorit që përfshinë investime të konsiderueshme diplomatike, ekonomike dhe strategjike," tha zv/këshilltar i Sigurisë Kombëtare Smith. "Kjo qasje kërkon të mbajë rendin rajonal që ka kontribuar për sigurinë, qëndrueshmërinë dhe begatinë në Azi për dekada të tëra."

Në këtë qasje përfshihet modernizimi i sigurisë në partneritet me aleatët tanë: Japoni, Kore e Jugut, Filipine, Tajlandë, dhe Australi, si dhe zgjerimi i angazhimit me partnerë të rinj si Indonezia, Vietnami, Singapori, Malajzia, Brunei, Zelanda e Re, Ishujt e Paqësorit dhe India: mbajtja e një marrëdhënie pozitive dhe konstruktive me Kinën, si dhe duke investuar në institucione multilaterale të rajonit, përfshi Shoqatën e Vendeve të Azisë Juglindore, Samitin e Azisë Lindore, Shoqatën e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor dhe Partneritetin Trans-Pacific.

Çfarë do të thotë e gjithë kjo për Evropën?

Siç ka thënë Presidenti Obama: "Evropa është themeli i angazhimit tonë me botën dhe katalizator për bashkëveprim global."

"Shtetet e Bashkuara dhe Evropa nuk kanë qenë asnjëherë më të lidhura strategjikisht se sa sot. Ky është rezultat i një strategjie të qëllimshme dhe të ndërgjegjshme për të investuar në një partneritet me vende më të përparuara, ushtarakisht të afta dhe demokratike që ndajnë vlerat dhe idealet tona – siç janë partnerët tanë Atlantik", tha Zëvendës Këshilltar i Sigurisë Kombëtare Smith. "Ribalancimi i angazhimit në Azi-Paqësor nuk është në kurriz të Evropës, por përmirëson aftësinë tonë për të trajtuar së bashku kërcënimet e shekullit të 21 dhe sigurinë kolektive."
XS
SM
MD
LG