Lidhje

Hong Kong; 36 të vdekur nga përplasja e dy anijeve


hong kong ferry
hong kong ferry

Policia në Hong Kong thotë se punëtorët e shpëtimit me motorskafe dhe helikopterë kaluan natën duke kërkuar për të mbijetuarit

Punonjësit e emergjencës në Hong Kong thonë se të paktën 36 njerëz kanë vdekur pasi dy anije pasagjerësh u përplasën pranë portitVictoria.

Autoritetet thonë se aksidenti ndodhi mbrëmë vonë kur një anije që mbante pasagjerë për të parë një fishekzjarre u përplas me një anije traget dhe u mbyt.

Ata thonë se anija i përkiste kompanisë Hong Kong Elektric dhe kishte në bord rreth 120 punonjës të kompanisë dhe anëtarët e familjeve.

Policia thotë se punëtorët e shpëtimit me anije dhe helikopterë kaluan natën duke kërkuar për të mbijetuarit.

Aksidenti ndodhi në afërsi të ishullit Lamma në jug të ishullit Hong Kong gjatë një fundjavë pushimi të gjatë për të festuar Ditën Kombëtare të Kinës dhe Festivalin e mes-vjeshtës.
XS
SM
MD
LG