Lidhje

Virxhinia, shtet vendimtar në zgjedhjet 2012


students for obama
students for obama

Siç ishte në vitin 2008, Virxhinia është përsëri një shtet fushëbetejë, që mund të ndikojë rezultatet e zgjedhjeve më 6 nëntor

Në 5 javët e fundit të fushatës zgjedhore presidenciale, Presidenti Barak Obama dhe rivali i tij, ish-guvernatori i Massachusettsit Mitt Romney janë përqëndruar në të ashtuquajturat "shtetet fushëbeteje" që ka të ngjarë të vendosin për zgjedhjet. Një nga këto shtete është Virginia, ku Presidenti Obama fitoi 4 vjet më parë.

Siç ishte në vitin 2008, Virxhinia është përsëri një shtet fushëbetejë, që mund të ndikojë rezultatet e zgjedhjeve më 6 nëntor.

Veprimtarët tashmë janë duke punuar shumë në emër të demokratit Barak Obama dhe republikanit Mitt Romney.

Suzanne Curran është një aktiviste konservatore që jeton në Luginën Shenandoah, zonë që tradicionalisht mbështet kandidatët republikanë.

"Unë thjesht nuk dua që Obama të fitojë përsëri. Unë dua që politikat dhe të gjitha qëllimet e tij të eliminohen. Nuk më pëlqen se si ai qeveris duke shkatërruar vendin. "


Znj. Curran thotë se nëse presidenti fiton një mandat të dytë katër-vjeçar, ajo do të kërkojë nga republikanët në Kongres që të përpiqen për t’a hequr zotin Obama nga detyra për rreth tetë ligje federale që ai ka shkelur".

Por deri tani, nuk ka asnjë tregues se udhëheqësit republikanë të kongresit do të mbështesin një përpjekje të tillë.

Inensiteti kundër-Obama mes konservatorëve duket se balancohet me mbështetjen për presidentin në qytetet si Charlottesville, qendra e Universitetit të Virxhinias.

Kampusi është një bazë për fushatën Obama, dhe vullnetarët janë të zënë duke u përpjekur për të regjistruar studentë përpara zgjedhjeve.

James Schwab është presidenti i grupit të Demokratëve të Universitetit.

"Unë mendoj se Obama ka prioritet të rinjtë. Ai e bëri kredinë për kolegje më të përballueshme. Dhe me kujdesin shëndetësor, ai bëri që ne mund të qëndrojmë në planet për sigurimet shëndetësore të prindërve tanë deri në 26 vjeç."


Studenti Schwab dhe demokratë të tjerë të rinj thonë se ata janë të ngazëllyer për shkak se do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet presidenciale.

"Kjo do të jetë hera e parë që shumica prej nesh do të votojnë në zgjedhjet presidenciale, kështu që do të jetë një eksperiencë e re për të gjithë ne."


Përkrahësit e zotit Obama kanë një kryesim të vogël në Virxhinia, thotë Kyle Kondik i Qendrës për Politika në Universitetin e Virxhinias.

"Rezultatet në Virxhinia shumë mirë mund të jenë një parashikim për garën në shkallë kombëtare, dhe kjo është arsyeja pse Virginia është aq e rëndësishme."

Katër vjet më parë, Barak Obama bëri histori në Virxhinia, kur ai u bë i pari kandidat demokrat për president të fitojë në këtë shtet që nga viti 1964 me fitoren e presidentit Lyndon Johnson.
XS
SM
MD
LG