Lidhje

Monedha iraniane dhe sanksionet perëndimore


rial currency
rial currency

Monedha iraniane 'rial' humbi të hënën rreth 17 për qind të vlerës së saj kundrejt dollarit

Faqet e internetit që ndjekin gjendjen e monedhës iraniane dhe zhvillimet tregtare thonë monedha e Iranit, 'rial' humbi rreth 17 për qind të vlerës së saj kundrejt dollarit të hënën - një tjetër shenjë e dukshme se sanksionet perëndimore po dëmtojnë ekonominë iraniane.

Sanksionet perëndimore kanë kufizuar aftësinë e Iranit për të eksportuar naftën - burimi i saj kryesor i të ardhurave - dhe të bëjë transaksione financiare jashtë vendit. Këto masa kanë pakësuar rezervat e valutës dhe kanë nxitur nevojat e tregut të zi për dollarë nga kompanitë iraniane të importit. Irani gjithashtu përballet me inflacion të lartë dhe rritjes së papunësisë.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan i Shtetit,Viktoria Nuland, tha se rënia e vlerës së monedhës iraniane provon atë që ajo e quan "trysninë e rreptë gjithnjë e më të suksesshme ndërkombëtare" në ekonominë iraniane.

Monedha iraniane ka pësuar rënie të vlerës së saj këtë vit, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë forcuar sanksionet ekonomike që synojnë presionin ndaj Teheranit që të pezullojë programin e pasurimit të uraniumit. Irani thotë se programi i tij bërthamor është paqësor, por fuqitë perëndimore thonë se kjo është një mbulesë për zhvillimin e armëve atomike.
XS
SM
MD
LG