Lidhje

Kandidatët përgatiten për debatin e parë presidencial


Presidenti Barak Obama dhe rivali i tij republikan Mitt Romney sot janë duke u përgatitur për debatin e tyre të parë presidencial, i cili do të transmetohet drejtpërdrejt me televizion.

Pas disa ditë përgatijesh në shtetin e tij Massachusets, zoti Romni shkoi dje në Denver të Kolorados, ku do të zhvillohet nesër debati. Ish-guvernatori i tha përkrahësve të tij që e pritën me duratrokitje, se debati është diçka më e madhe se sa thjesht një duel mes tij dhe presidentit Obama.

Ai tha se debatet janë një bashkëbisedim me popullin amerikan dhe një rast për t’i dhënë atij mundësinë e zgjedhjes për rrugën do të marrë vendi.

Zoti Obama do të qëndrojë edhe sot në pikën e pushimit në Nevada, me këshilltarët e fushatës së tij, ku ai shkoi të dielën për t’u përgatitur për debatin, që këtë herë përqëndrohet tek çështjet e brendshme.
XS
SM
MD
LG