Lidhje

FMN mbi rritjen ekonomike të Shqipërisë

  • Armand Mero

Në Shqipëri një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar tha sot se rritja ekonomike për 2012 do të jetë në 0,5 përqind, dhe 1,3 përqind në 2013. Por parashikimi i bërë nga kreu i misionit për Shqipërinë Nadeen Ilahi, në përfundim të dy javëve bisedime me autoritetet shqiptare, ishte tejet larg shifrës prej 3 përqind të deklaruar nga ministri I Financave Ridvan Bode. Fondi monetar parlajmëroi për rreziqet e nivelit të lartë të borxhit publik duke sugjeruar që të ardhurat nga privatizimet të shkojnë në radhë të parë për uljen e tij.

XS
SM
MD
LG