Lidhje

KS dënon sulmin sirian në qytetin turk


Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dënoi sulmin sirian mbi një qytet turk në kufi që vrau pesë persona në fillim të javës.

Në një deklaratë Këshilli dje thotë se incidenti "vë në dukje ndikimin që kriza në Siri ka për sigurinë e fqinjëve të saj dhe për paqen dhe stabilitetin rajonal".15 vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit i bëri thirrje qeverisë siriane të ndalojë shkeljet e tilla të ligjeve ndërkombëtare dhe të "respektojë plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial" të fqinjëve të saj.

Trupat siriane bombarduan një zonë banimi në qytetin turk të Akcakales të mërkurën, duke vrarë dy gra dhe tre fëmijë. Turqia, në hakmarrje, sulmoi objektivat siriane dhe autorizoi veprime ushtarak përtej kufijve të saj nëse është e nevojshme. Trupat turke janë duke patrulluar zonën kufitare.

Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan tha se Turqia nuk ka ndërmend të fillojë luftë, por është e vendosur të mbrojë kufijtë dhe qytetarët e saj.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB Ban Ki-mun u bëri thirrje të gjitha palëve në rajon për të ushtruar "përmbajtje maksimale" dhe "të bëjnë të gjitha përpjekjet për të ecur drejt një zgjidhje politike."
XS
SM
MD
LG