Lidhje

Ekspozita e piktorit amerikan Edward Hopper në Francë


Në Francë, në Galerinë e Arteve Grand Palais të Parisit, hapet këtë javë ekpsozita e piktorit të famshëm amerikan të shekullit të kaluar, Edward Hopper.

Në të do të ekspozohen 130 piktura me vaj dhe me bojëra uji të piktorit realist, që njihet për ripodhimin e skenave urbane dhe rurale, sipas vizionit të tij për jetën moderne amerikane nga fillimi i viteve 1 mijë e 900 e deri në fund të jetës së tij, në vitet ’60.

Organizatori i ekspozitës grumbulloi për 3 vjet me radhë pikturat e Edward Hopperit në çdo cep të Shteteve të Bashkuara. Disa prej punimeve të piktorit janë pjesë e koleksionit të Muzeumeve të Artit Modern të New Yorkut, Qendrës së Artit De Moine dhe të Institutit të Artit të Chicagos.

Pikturat e Edward Hopperit janë të mirënjohura për përshkrimin e evolucionit të shoqërisë amerikane gjatë shekullit të 20-të. Ekepsozita do të qëndrojë e hapur për vizitorët në Paris nga 10 tetori deri në fund të janarit të vitit të ardhshëm.
XS
SM
MD
LG