Lidhje

Akuza për terrorizëm ndaj radikalëve islamistë në Francë


Prokurori thotë se do ngrejë akuza për tentativë për vrasje

Një prokuror francez thotë se ai do ngrejë akuza për tentativë për vrasje dhe terrorizëm kundër shtatë të dyshuar islamikëve radikalë , për të cilët ai thotë se përbëjnë kërcënimin më të madh që i ka ardhur Francës në vite.

Francois Molins tha sot se të dyshuarit ishin pjesë e një celule aktive terroriste që ishte, siç u shpreh ai, "ndoshta më e rrezikshmja në Francë që nga viti 1996." Në atë kohë, islamistët algjeriane kryen një seri shpërthimesh në Francë në kulmin e luftës civile algjeriane.

Molins tha gjithashtu se të dyshuarit kishin në plan për t'u bashkuar me "xhihadistët" që luftojnë në Siri.

Shtatë të dyshuarit ishin mes12 të arrestuarve javën e kaluar në disa bastisje në qytetet franceze nën dyshimet për përfshirje në një sulm me granatë në një dyqan hebraik ushqimesh në shtator. Policia thotë se gjeti një listë të institucioneve hebraike gjatë një bastisje të një prej shtëpive të të dyshuarve.
XS
SM
MD
LG