Lidhje

Bernanke mbi masat në ndihmë të ekonomisë amerikane


Drejtori i Rezervës Federale i hodhi poshtë argumentet se masat monetare lehtësuese ndikojnë negativisht tek ekonomitë në zhvillim.

Drejtori i Rezervës Federale në Shtetet e Bashkuara, Ben Bernanke, i hodhi poshtë argumentet se masat monetare lehtësuese të Bankës Qendrore amerikane ndikojnë negativisht tek ekonomitë në zhvillim. Ben Bernnake tha sot se përpjekjet lehtësuese të Shteteve të Bashkuara forcojnë ekonominë amerikane.

Ai tha se nga këto masa, po ashtu përfiton edhe ekonomia botërore, përmes nxitjes së rritjes dhe sigurimit të tregjeve më të forta për mallrat në tregjet në zhvillim. Disa zyrtarë të huaj kanë patur kritika ndaj politikave të Bankës Qendrore të Shteteve të Bashkuara, duke argumentuar se niveli i interesave tepër i ulët, rezulton në dhënien e më tepër avantazheve tregtare për Shtetet e Bashkuara, duke dobësuar vlerën e dollarit amerikan.

Kur vlera e dollarit bie, mallrat amerikane prefereohen më tepër në vende të tjera. Rezerva Federale ka ruajtur një nivel të ulët interesi për disa vjet me radhë, për të simuluar rritjen ekonomike, një masë kjo që i ka shtuar ekonomisë amerikane triliona dollarë.
XS
SM
MD
LG