Lidhje

Obama dhe Romney i kthehen fushatës pas debatit


Anketat tregojnë mbështetje thuajse të barabartë për dy kandidatët

Presidenti Obama, guvernatori Romney dhe kandidatët për nënpresident u pëqendruan në shtetet e pavendosura të mërkurën, ku secili kandidat po mundohet tu mbushë mendjen votuesve që pala e tyre kishte fituar debatin.
Zoti Obama shkoi përsëri për vizitë në shtetet kyçe Iowa dhe Ohio. Në Mount Vernon, Iowa, kandidati demokrat përsëriti kundërshtimin e tij se agjenda ekonomike e kundërshtatrit të tij ndryshon nga planet e sukseshme të presidentëve të mëparshëm.

“Plani i tij i taksave nuk ka kuptim. Plani i tij i punës nuk shton vende pune. Plani i tij për zvogëlimin e defiçitit e shton defiçitin. Ju të gjithë e dinë si është puna, Mitt Romney po mundohet t’u ofrojë një marrëveshje të paqartë.”

Shumë anketa pas debatit tregojnë se një shumicë e vogël e votuesve besojnë se zoti Obama e fitoi debatin dhe se ai doli më mirë se zoti Romney në çështjet e grave.
Por anketat gjithashtu e tregojnë zotin Romney me një avantazh të dukshëm ndaj zotit Obama përsa i përket çështjeve ekonomike.

Zoti Romeny u tha të pranishmëve në një tubim në Chesapeake Virginia se ekonomia amerikane është çështja kryesore në mendjen e grave dhe se ai është më i përgatitur për ta trajtuar këtë çështje.

“Në takimet e mia në mbarë vendin, kur i pyes gratë se ç’farë ndihme mund të jap, ato më thonë na ndihmo të gjejmë një punë të mirë për bashkëshortin dhe më ndihmo fëmijët. Na siguro që fëmijët të kenë një të ardhme të ndritshme. Shkolla më të mira dhe shanse më të mira për punën. Këto janë shqetësimet e grave në Amerikë dhe zgjidhjet për këtë po vijnë nga ne dhe jo nga Barack Obama.”

Kandidati republikan për nënpresident Paul Rayan kishte një mesazh të ngjashëm për përkrahësit në një tubim në afërsi të Clevelandit të shtetit Ohio.

“Ne pamë një president që nuk ofroi asnjë ide apo mësim nga dështimet në katë vjet. Ajo që pamë tek guvernator Romney ishte një udhëheqës që ka zgjidhjet, që ka idetë se si të ndreqë ekonominë, se si të krijojë vende pune.”

Nënpresidenti Joe Biden, duke bërë fushatë në Greely të shtetit Colorado, dha një pamje të ndryshme të zotit Obama.

“Të gjithë ju patë njeriun me të cilin punoj mesatarisht 4 deri 6 orë në ditë. Një burrë parimor, energjitik të qendrueshëm dhe me vizion të qartë. Këtë pa Amerika në debatin presidencial.”

Avantazhi i presidentit Obama në anketat publike ka rënë dhe ndoshta është fashitur pas asaj që është konsideruar gjerësisht si paraqitje të dobët në debatin e parë presidencial me 3 tetor.

Profesori i gazetarisë Alan Shroeder me Universitetin Northeastern në Boston të shtetit Massachusetts thotë se interpretimi më i mirë i presidentit në debatine dytë mund të ndihmojë në ndalimin e rënies së mbështetjes ndaj tij.
“Ishte një fitore shumë e nevojshme për Obamën sepse e kishte pësuar keq në debatin e parë. Obama kishte nevojë të ndryshonte trajektoren e kahjes pozitive drejt Romneyt. Mendoj se debati i fundit i dha atij këtë.”

Debati i tretë dhe i fundit presidencial, i caktuar për të henën e ardhëshme, do të përqendrohet në politkën e jashtëme, 15 ditë para zgjedhjeve.

Dewe Clayton me Universitetin Louisville në Kentucky thotë se kandidatët mund të jenë më të kujdesshëm lidhur me komentet e tyre gjatë debatit përfundimtar.

“ Mendoj se debati i dytë ishte i papërmbajtur. Do të jetë me interes të shihet nëse debati i fundit do të marrë një qendrim ndryshe, do të jetë më madhështor dhe më i rezervuar, apo më i kujdesshëm.”

Pjesa dermuese e anketave tregojnë se presideni Obama dhe guvernatori Romney gëzojnë mbështetje pothuajse të barabartë.
XS
SM
MD
LG