Lidhje

Gjykata italiane dënon shkencëtarët sizmologë


Shoqata ndërkombëtare e shkencëtarëve e denoncoi gjyqin, duke theksuar se parashikimi i tërmeteve është i pamundur.

Një gjykatë italiane dënoi të hënën 7 shkencëtarë dhe ekspertë nën akuza për vrasje pasi kishin nënvlerësuar rrezikun e një tërmeti vdekjeprurës dhe dështuan të paralajmërojnë qytetarët para se tërmeti të godiste qytetin qendror italian L'Aquila në vitin 2009.

Më shumë se 300 njerëz u vranë, dhjetëra mijëra mbetën pa strehë, dhe qendra historike e qytetit dhe kisha mesjetare u shkatërruan nga tërmeti 6.3 ballësh.

Prokurorët argumentuan se të pandehurit - anëtarë të një komisioni kombëtar që vlerëson rreziqet e mëdha - "ofruan informacion të paplotë, të pasaktë dhe kundërthënës" për banorët. Shoqata ndërkombëtare e shkencëtarëve e denoncoi gjyqin, duke theksuar se parashikimi i tërmeteve është i pamundur.

Pas tërmetit të prillit, sizmologët dhe ekspertë të tjerë fajësuan rregullat e dobta të ndërtimit për vdekjet dhe dëmet.

Gjyqi u hap shtatorin e vitit të kaluar dhe u shty për më shumë se një vit, derisa rifilloi këtë muaj. Të pandehurit janë dënuar me gjashtë vjet në burg, ndërsa pruitet që ata t’a apelojnë vendimin.

Disa vëzhgues kanë shprehur shqetësimin se këto dënime do t'i bëjnë ekspertët e tjerë dhe zyrtarët publikë në të ardhmen të hezitojnë të japin ekspertizën e tyre, për të shmangur ndonjë pasojë ligjore.
XS
SM
MD
LG