Lidhje

Ukrainë, partia në pushtet siguron shumicën në parlament


Në Ukrainë, Partia në pushtet duket se ka ruajtur shumicën në zgjedhjet paralmentare të së dielës. Komisioni i zgjedhjeve tha sot se pas numërimit të rreth një të tretës së votave, partia e rajoneve e presidentit ukrainas Viktor Janukovych, kishte fituar mbi 36 për qind të votave.

Partia Komuniste, aleate me partinë e zotit Janukovic, ka dalë e treta, me rreth 15 për qind të votave. Analistët thonë se zgjedhjet e djeshme ishin një provë për demokracinë në Ukrainë, ndërkohë që ajo po balancon marrdhëniet mes Bashkimit Evropian dhe Rusisë.

Tani që vendi është në gjysmën e mandatit 5-vjeçar të Presidentit Viktor Janukovych, kritikët thonë se zgjedhjet janë të domosdoshme për të penguar veprimet e tij autoritare. Një prej këtyre veprimeve është burgosja e një prej rivaleve të tij politike, udhëheqëses së opozitës Julia Timoshenko. Partia e saj pro-Perëndimit, ka siguruar rreth 20 për qind të votave.
XS
SM
MD
LG