Lidhje

SpaceX kthehet nëTokë


Një sondë private pa pilot, u kthye në Tokë pas transportimit të ngarkesës së parë për Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Kapsula e njohur me emrin Dragon, prodhim i firmës SpaceX me qendër në Kaliforni, u shkëput nga Stacioni të djelën dhe ra pas disa orësh në oqeanin Paqësor, disa qindra kilometra larg brigjeve amerikane. Ajo solli në tokë një ngarkesë prej 750 kilogramësh, ndër të cilat pajisje dhe eksperimente shkencore si dhe kampionë mjekësorë të mbledhur nga astronautët në bordin e stacionit të hapësirës.

Ngarkesa do t’i kalohet agjencisë amerikane të hapësirës. NASA ka një kontratë prej 1.6 miliardë dollarësh me firmën SpaceX, që ajo të bëjë 12 rrugë për të furnizuar Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Kapsula ruse Soyuz është mjeti tjetër i vetëm për të kthyer ngarkesë në Tokë nga stacioni, por në të nuk ka vend, pasi ajo përdoret kryesisht për transportin e astronautëve.
XS
SM
MD
LG