Lidhje

Përparim në luftën globale ndaj korrupsionit


Korrupsioni shkatërron lidhjet, minon zhvillimin, gërryen besimin në institucionet demokratike dhe përgatit rrugën për veprimtari kriminale. Kjo është arsyeja pse Shtetet e Bashkuara e kanë bërë luftën kundër korrupsionit rreth globit një përparësi të lartë.

Korrupsioni është problem global. Ai ekziston njësoj në të dy sektorët; privat dhe publik; në vende të pasura dhe të varfra. Dhe në fund, janë shtetasit ata qe vuajnë pasojat, duke përfshirë çmime më të larta, më pak burime të investuara në sektorin publik, kushte shfrytëzuese të punës, ndotje të ujit, mungesa të energjisë, ilaçe të pasigurta dhe ndërhyrje të paligjshme.

"Korrupsioni ka pasoja të tilla negative, veçanërisht në ekonomitë në zhvillim, dhe ne duhet të përdorim çdo mjet në dispozicion për t’a luftuar atë," tha Lanny Breuer, Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm për çështje të korrupsionit, pranë Departamentin amerikan të Drejtësisë. Ai i bëri këto komente në Forumin ndërkombëtar kundër rryshfetit dhe korrupsionit, që u zhvillua në Londër kohët e fundit.

"Edhe pse ne natyrisht rastet tona i nxjerrim në gjyq në Shtetet e Bashkuara, puna jonë ka ndikuar gjithnjë e më shumë në luftën globale kundër korrupsionit.”

Një prokuror nga Amerika e Jugut i cili kishte mare para për informacion e dhënë për trafikantët e drogës, u ekstradua dhe u gjykua në Shtetet e Bashkuara; pasuritë amerikane e një politikani të korruptuar afrikan u sekuestruan, pasi ai u dënua për korrupsion në Britani; dhe falë shtimit të kontrollit, kultura e gabuar e korporatave është përmirësuar në vitet e fundit. Duke pasur parasysh nevojën për bashkëpunim ndërkombëtar dhe standarde të përbashkëta, Amerika gjithashtu ka përkrahur zhvillimin e konventave ndërkombëtare që inkurajojnë vende të botës për të miratuar masa për parandalimin e korrupsionit dhe zbatimin e ligjeve kundër tij.

"Zbatimi Penal është një aspekt kritik i rëndësishëm i anti-korrupsionit në punën tonë. Pengesë e fortë kundër keqbërjes së korporatave është perspektiva e dënimit me burg", tha z. Breuer.

"Në vitet e fundit, ne kemi parë një zgjim të rëndësishëm për problemin e korrupsionit rreth e rrotull globit. Rusia, Kina dhe India janë duke e trajtuar ryshfetin e jashtëm më seriozisht se kurrë më parë; Britania ka një ligj të ri të rëndësishëm ndaj ryshfetit që thotë, se kompanitë dhe individët britanikë që bëjnë biznes në mbarë botën do të mbahen përgjegjës për mënyrën se si ata kryejnë biznes me zyrtarë të huaj", tha zoti Breuer.

"Ka ende shumë punë për të bërë. Por jemi duke bërë përparim. Unë shpresoj dhe besoj se së bashku ne do të vazhdojmë të bëjmë përparim në këtë fushë", tha Zv/Prokurori i Përgjithshëm për çështje të korrupsionit në Departamentin amerikan të Drejtësisë, Lanny Breuer.
XS
SM
MD
LG