Lidhje

Obama, Romney ndërpresin fushatën


Kur ka mbetur vetëm një javë nga zgjedhjet e 6 nëntorit, presidenti Barak Obama dhe rivali i tij republikan, Mitt Romney e kanë ndërprerë fushatën elektorale për shkak të uraganit masiv Sandy, ndërsa dhjetra miliona banorë të rajonit lindor të vendit po përballen me pasojet e stuhisë.

Të dy kandidatët po u dërgojnë mesazhe viktimave të stuhisë dhe po bëjnë thirrje për donacione për organizatat e ndihmave. Stuhia u ndje edhe në disa nga shtete-fushëbetejë të fushatës, prë të cilët analistët thonë se janë tepër të rëndësishme për zgjedhjet e 6 nëntorit, si Virginia, Karolina e Veriut, Pensilvania, New Hampshire dhe Ohio.

Në disa rajone të Virginias dhe Karolinës së Veriut votimet e hershme u pezulluan, ngaqë qendrat u mbyllën gjatë lëvizjes së stuhisë. Edhe në Washington, të gjitha qendrat e votimeve ishin sot të mbyllura.
XS
SM
MD
LG