Lidhje

Greqia, marrëveshje me huadhënësit


Kryeministri grek Antonis Samaras thotë se ka arritur një marrëveshje me huadhënësit ndërkombëtarë për një plan të ri masash shtrënguese ekonomike por partnerët më të vegjël të koalicionit qeveritar menjëherë shprehën rezerva.

Zoti Samaras tha sot se qeveria kishte përfunduar negociatat me udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar për një paketë prej 17 miliardë dollarësh shkurtimesh në shpenzime dhe reforma. Ai tha se nëse parlamenti e miraton paketën javën e ardhshme, Greqia do të ishte në gjendje të siguronte edhe 40 miliardë dollarë fonde shpëtimi dhe vazhdimësinë e anëtarësisë në Eurozonë.

Greqia thotë se ka nevojë për fondet pasi përndryshe buxheti i shtetit di të mbetej pa para muajin e ardhshëm. Zoti Samaras paralajmëroi se nëse ligjvënësit nuk e pranojnë marrëveshjen “vendi do të zhytet në kaos”.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG