Lidhje

Pres.Obama viziton sot zonat e prekura nga uragani


Presidenti ka çliruar fonde federale prej miliarda dollarësh që synojnë riparimin e dëmeve

Presidenti amerikan Barak Obama viziton sot shtetin New Jersey për të parë nga afër dëmet nga uragagani. Ai do të takohet me guvernatorin Chris Christi dhe do të falenderojë punëtorët e emergjencës që luftojnë për të mposhtur këtë fatkeqësi.

Presidenti shpalli si "katastrogë madhore" gjendjen në shtetet New York dhe New Jersey, duke çliruar fondet federale që synojnë riparimin e dëmeve prej miliarda dollarësh përgjatë bregut lindor.

Guvernatori i Nju Jorkut Michael Bloomberg tha se shumë prej tuneleve të përmbytura të metrosë së qytetit janë të bllokuara, dhe paralajmëroi se qyteti përballet me ditë, nëse jo javë, sfidash të rimëkëmbjes nga stuhia.

"Dëmi që kemi pësuar është shumë i madh dhe riparimet nuk do të ndodhin brenda natës. Dy sfidat më të mëdha me të cilat përballet qyteti janë transporti publik dhe energjia elektrike.

Tregu i aksioneve New York Stock Exchange qëndroi mbyllur të martën për një ditë të dytë në rresht, duke shënuar kështu herën e parë që nga viti 1888 që këmbimet tregtare janë pezulluar për dy ditë me radhë për shkak të motit. New York Stock Exchange hapet sot.

Qytete të tjera amerikane përgjatë bregdetit lindor, përfshi kryeqytetin Uashingtonin, mbetën dje me sisteme publike transporti të pezulluar, aeroportete të mbyllur dhe miliona njerëz të detyruar të qëndrojnë në shtëpi.

Stuhia e fuqishme goditi më tej në brendësi të vendit 1 mijë e 500 kilometra nga brigjet lindore, duke sjellë në disa zona (West Virginia) borë prej më shumë se 1 metër.

Stuhia la të vrarë të paktën 65 njerëz në Karaibe javën e kaluar para se të lëvizte në drejtim të Shteteve të Bashkuara ku është njoftuar për të paktën 43 vdekje.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG