Lidhje

SHBA: Zgjedhjet në Ukrainë hap prapa për demokracinë


ukraine voters
ukraine voters

Vëzhguesit e zgjedhjeve thonë se partia në pushtet përdori fonde shtetërore për të financuar fushatën e saj

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, ka shtuar zërin e saj në korin e vëzhguesve ndërkombëtarë që kritikojnë zgjedhjet parlamentare të së dielës në Ukrainë.

Duke folur me gazetarët në kryeqytetin boshnjak, Sarajevë, të martën, znj. Klinton i quajti zgjedhjet një hap mbrapa për demokracinë në Ukrainës.

Rezultatet zyrtare tregojnë partinë në pushtet të Presidentit Viktor Janukoviç që ruan shumicën e saj në parlament.

Vëzhguesit e zgjedhjeve nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë thonë se partia e presidentit përdori fonde shtetërore për të financuar fushatën e saj në mënyrë të paligjshme dhe për të kontrolluar rrjedhjen e informacionit.

Kryeministrja ukrainase Mykola Azarov ka hedhur poshtë këto kritika duke cituar atë që e përshkroi si "vlerësime pozitive" nga një numër I vëzhguesve të zgjedhjeve.
XS
SM
MD
LG