Lidhje

Pakistan: 18 të vrarë në incident me armë zjarri


Zyrtarët në Pakistan thonë se të paktën 18 njerëz u vranë pasi persona të armatosur në jugperëndim të vendit hapën zjarr mbi një furgon pasagjerësh në një stacion karburanti, duke shkaktuar një zjarr të madh.

Automjeti ndaloi sot në qarkun Khuzdar të provincës Baluchistan, kur persona të armatosur në motoçikleta qëlluan dhe vranë shoferin dhe pastaj ikën. Të shtënat shkaktuan një zjarr që përfshiu autobisin dhe dyqanet aty pranë.

Administratori vendor Abdul Mansoor Kakar i tha për Zërit të Amerikës se të paktën pesë gra dhe tre fëmijë ishin në mesin e 11 të vrarëve që deri tani janë identifikuara. Ai tha se personat e tjerë të vdekur ishin djegur përtej njohjes.

Deri tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Baluchistan ka qenë skenë e dhunës sektare, e sulmeve militantësh dhe trazirash.

Rebelët Baluch luftojnë për autonomi politike dhe për më shumë pjesë në burimet natyrore të krahinës.
XS
SM
MD
LG