Lidhje

Mëkëmbja në Staten Island


Një nga vendet e goditura më rëndë nga Uragani Sandy javën e kaluar ishte zona Staten Island në Nju Jork ku qindra shtëpi u shkatërruan kur uji i oqeanit vërshoi mbi lagjet në afërsi të bregut. Por siç njofton Greg Flakus nga Staten Island, ndihma po vërshon gjithashtu nga afër dhe larg.

Përgjatë bregut të Staten Island, sheh grumbuj plehrash përpara shtëpive dhe bizneseve të shkatërruara nga përmbytjet.

Punonjës të Agjencisë Federale për Menaxhimin e Emergjencave, e njohur si FEMA, po ndihmojnë njerëzit e zhvendosur me strehim të përkohshëm dhe u shpjegojnë procedurat për siguracionin.

Zyrtarët shtetëror dhe lokal po japing gjithashtu ndihmën e tyre.

Ndihma e qeverisë po mbërrin por shumë viktima po ndihmohen nga fqinjët, miqtë dhe familja.

Njerëzit që kanë humbur shtëpitë mund të hanë një vakt falas në këtë kamion që normalisht në pronësinë e sipërmarrësit Dominic Tesoriero.

"Kam lindur këtu dhe padiskutim ndjej nevojën se duhet të ndihmojë komunitetin."

Shumica e banorëve në Staten Island nuk paten shkatërrime dhe po dhurojnë disa tonë ushqime, veshje dhe sende të tjera për njerëzit që u goditën.

16 vjeçari Corey Rettle dhe shokët e skuadrës së tij të futbollit mblodhën donacione.

"E ndjej dhimbjen e tyre. Më mblidhet stomaku për mendoj rreth asaj që ndodhi. Shtëpitë e shokëve të mi u shkatërruan. "

Ndihma po vërshon nga pjesë të tjera të Nju Jorkut dhe shtetet pranë.

Kjo është një shenjë e mirë për njerëz si Damon Rosario, një artist apartamenti i të cilit u mbulua nga uji kur goditi stuhia.

"Kjo është vija e parë e ujit, ju mund ta shihni se vjen deri në qafën time dhe shkon gjatë gjithë rrugës poshtë."

Rosario humbi të gjitha mobiljet, pajisjet, rrobat dhe kujtimet e çmuara, përfshi disa foto të familjes dhe punë artistike të fëmijërisë.

"Të gjitha gjërat e mia që kur isha fëmijë, përvoja ime e parë në art, krijimet e para që kam bërë, janë zhdukur të gjitha, të gjitha."

Damon Rosario po rri tani me të afërm dhe ndërrohet me rroba që i sjellin këto gra nga donacionet e dhëna nga një kishë aty pranë.

Ai thotë se i ka sjell dëshpërim por njëkohësisht edhe frymëzim.

"Tani për tani, në qoftë se i hedh sytë përreth lagjes sheh të mirat dhe të këqijat e asaj që ndodhi. Njerëzit janë këtu për të ndihmuar dhe kjo është gjë e mire. Por ka edhe njerëz që kanë humbur çdo gjë, të gjitha pasuritë e tyre, të gjitha gjërat e tyre dhe disa njerëz humbën jetën e tyre. "

Mëkëmbja për njerëz si Damon Rosario do të dojë disa muaj, por rruga do të jetë më e lehtë nga fryma e bamirësisë së miqve dhe fqinjëve në këtë komunitet të ngushtë.
XS
SM
MD
LG