Lidhje

Presidenti Obama, gruaja e tij Michelle dhe vajzat Malia dhe Sasha ngjiten në skenë, ku Presidenti pranoi fitoren..
Presidenti Obama, gruaja e tij Michelle dhe vajzat Malia dhe Sasha ngjiten në skenë, ku Presidenti pranoi fitoren..

Live Blog: SHBA, Obama fiton zgjedhjet

Të rejat e fundit nga zgjedhjet 2012

09:21 7.11.2012
Presidenti amerikan Barack Obama i tha popullit amerikan, se “ditët më të mira janë para nesh” pasi ai fitoi ndaj rivalit të tij republikan Mitt Romney për një mandat të dytë.

Zoti Obama falenderoi përkrahësit e tij që brohorisnin në fjalimin e tij në orët e para të mëngjesit në Çikago, duke u thënë se “detyra e për ta bërë bashkimin tonë edhe më të përkryer vazhdon”. Ai tha se “ne jemi në familje amerikane dhe ne biem dhe ngrihemi së bashku si një vend dhe si një popull”.

Zoti Obama falenderoi gjithashtu kundërshtarin e tij republikan Romney dhe kandidatin republikan për nënpresident Paul Ryan për një fushatë të fortë. Ai tha se megjithëse ai dhe zoti Romney kishin pikëpamje shumë të ndryshme për çështjet, ata të dy kanë një dashuri të madhe për vendin.

Pak para se të fliste Presidenti, zoti Romney pranoi humbjen në një fjalim para përkrahësve të tij të zhgënjyer në Boston të Masaçusetsit, shteti ku ai ka qenë më pare guvernator. Ai e uroi presidentin Obama për fitoren dhe tha se shpresonte që në këtë moment që përbën sfidë për vendin, ai lutej që Presidenti të ishte i suksesshëm.

Sipas rezultateve të fundit paraprake nga zgjedhjet e djeshme, zoti Obama ka fituar 303 vota elektorale dhe zoti Romney 206. Një kandidati i duhen 270 vota për të fituar zgjedhjet.
07:14 7.11.2012
Zoti Romney pranon humbjen para përkrahësve të tij në Boston
Zoti Romney pranon humbjen para përkrahësve të tij në Boston
06:09 7.11.2012
Rezultatet paraprake tregojnë se Presidenti Barak Obama ka mundur rivalin e tij republikan Mit Romney.
Sipas rezultateve të raportuara deri në mesnatë sipas orës së kryeqytetit Uashington, demokrati Barak Obama ka siguruar 290 vota elektorale dhe zoti Romney ka marrë 203 vota.

Sipas rezultateve paraprake, zoti Obama ka siguruar fitore në mbi 20 shtete si dhe në kryeqytetin e vendit Uashington. Presidenti fitoi në shtete të rëndësishme si Ajova dhe Pensilvani. Zoti Romney siguroi fitore në shtetin e lëkundur të Karolinës së Veriut dhe në Indiana. Për momentin ende nuk mund të parashikohet rezultati për shtetet Florida dhe Virxhinia.
05:56 7.11.2012
Përkrahës të Presidentit Obama në Çikago
Përkrahës të Presidentit Obama në Çikago

Ngarko më shumë

XS
SM
MD
LG