Lidhje

Presidenti Obama, gruaja e tij Michelle dhe vajzat Malia dhe Sasha ngjiten në skenë, ku Presidenti pranoi fitoren..
Presidenti Obama, gruaja e tij Michelle dhe vajzat Malia dhe Sasha ngjiten në skenë, ku Presidenti pranoi fitoren..

Live Blog: SHBA, Obama fiton zgjedhjet

Të rejat e fundit nga zgjedhjet 2012

14:05 6.11.2012
Qendrat e votimit në pjesën lindore të Shteteve të Bashkuara kanë filluar të hapin dyert e tyre për qytetarët të cilët do të hedhin votat për presidentin Barack Obama apo për sfiduesin republikan Mitt Romney në zgjedhjet presidenciale të 2012 kontestuar.

Miliona zgjedhës në mbarë vendin kanë hedhur votat e tyre në votimet e hershme. Por shumica dërrmuese e elektoratit do të shkojë në qendrat e votimit sot të ngritura në shkolla, stacionet e zjarrëfikësave, apo në kisha.

Presidenti Obama dhe zoti Romney ishin dje në disa shtete kyçe në një përpjekje të fundit për të tërhequr votuesit e pavendosur.

Zoti Obama bëri ndalesa në Uiskonsin dhe Ohajo, para mbajtjes së një mitingu përfundimtar në Ajoua, shteti që i dha atij fitoren në zgjedhjet paraprake në fushatën e vitit 2008 për në Shtëpinë e Bardhë. Kandidati Demokratike reklamoi arritjet e tij gjatë presidencës, duke përfshirë shpëtimin e industrisë automobilistike amerikane dhe vrasjen e Osama bin Laden, por tha se ai ka nevojë për një mandat tjetër për të përfunduar planet e tij.

Zoti Romney mbajti një miting natën vonë në Nju Hemshër, ku ai nisi fushatën e tij më shumë se një vit më parë, pas tubimeve në Florida, Virxhinia dhe Ohajo. Ish guvernatori i Massachusetts përmendi rekordin e tij si biznesmen dhe një politikan i suksesshëm tha se ai, dhe jo zoti Obama, do të sjellë ndryshime reale për kombin.

Zoti Romney voton në qytetin e tij të Bostonit sot, dhe ka planifikuar dy mitingje të minutës së fundit në Ohajo dhe Pensilvani. Presidenti dhe bashkëshortja e tij, Michelle, do ta kalojë ditën sot në shtëpinë e tyre në Chicago.
19:50 6.11.2012
Këto zgjedhje u karakterizuan nga një garë tejet e ngushtë, ku çdo votë do të ketë rëndësi, sidomos për një sërë shtetesh të rëndësishme, si Ohio, Virginia, Florida dhe New Hampshire. Për të biseduar lidhur me dita tipare të kësaj gare, dhe disa çështje të tjera, intervistuam nëpërmjet Skypit gazetarin Ruben Avxhiu, kryeredaktor i gazetës Illyria.

21:39 6.11.2012
Virxhinia është një prej shteteve të rëndësishme të zgjedhjeve të sotme, i cili ka 13 vota në Kolegjin Zgjedhor. Sëbashku me shtetet e tjera që quhen shtete të pavendosura, Virxhinia do të jetë përcaktuse për garën e sotme presidenciale. Ndonëse temperaturat kanë qenë të ulëta mëngjesin e sotëm, votuesit amerikanë nuk kanë ngurruar që të presin në rradhë të gjata përpara qendrave të votimit për të hedhur votën e tyre. Kolegia Mirela Milori ishte sot në një qendër votimi të shtetit të Virxhinias.

Ngarko më shumë

XS
SM
MD
LG