Lidhje

Presidenti kinez: Korrupsioni, fatal për partinë komuniste


Presidenti në largim i Kinës Hu Jintao paralajmëroi se korrupsioni mund të jetë fatal në mbajtjen e kontrollit të pushtetit në Partinë Komuniste, ndërsa mbajti fjalën para kongresit të tranzicionit të udhëheqjes kineze tek një gjeneratë e re drejtuesish.

Duke folur para më shumë se 2 mijë delegatëve, presidenti Hu tha se partia duhet të sigurojë që të gjithë janë të barabartë përpara ligjit.

Ai nuk përmendi politikanin e lartë Bo Xilai, i cili është akuzuar për marrje rryshfetesh dhe për mbulimin e përfshirjes së bashkëshortes së tij në vrasjen e një biznesmeni britanik. Rasti ka ekspozuar korrupsionin në nivel të lartë dhe ka nxjerr në pah përçarje të thella brenda partisë.

Gjatë kongresit një javor, i 18-ti i partisë komuniste, zoti Hu pritet të largohet nga posti I kryetarit të partisë dhe t’ja kalojë këtë detyrë nënpresidentit Xi Jinping i cili do të marr në dorë presidencën në muajin mars. Drejtuesit e rinj do të përballen me një zemërim të paparë të publikut lidhur me korrupsionin e zyrtarëve dhe zgjerimin e hendekut midis të pasurve dhe të varfërve.

Sigurimi ka qënë i forte në Pekin që kur filloi kongresi. .

Trego komentet

XS
SM
MD
LG