Lidhje

Rusia: Më shumë fleksibilitet nga ShBA për çështjen e raketave


Rusia thotë se pret që Shtetet e Bashkuara do të tregojnë më shumë fleksibilitet lidhur me mosmarrëveshjen mbi planet amerikane të mbrojtjes nga raketat pas rizgjedhjes së presidentit Barak Obama.

Duke folur sot në një konferencë ndërkombëtare në Moskë, zëvendës kryeministri Dimitri Rogozin shfaqi shpresën se presidenti amerikan do të marrë parasysh mendimet e Rusisë dhe të tjerëve në lidhje me konfigurimin e sistemit të mbrojtjes raketore të NATO-s.

Në mars, zoti Obama, pa ditur se ishte duke folur me mikrofon të hapur, i tha presidentit të atëhershëm rus Dmitry Medvedev se ai do të ketë më shumë fleksibilitet për çështjen në fjalë pas zgjedhjeve të nëntorit.

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë ngecur në negociatat mbi planin e mbrojtjes nga raketat, që Shtetet e Bashkuara thonë se synon t’i përgjigjet një kërcënimi të mundshme me raketa nga Irani.

Moska thotë se sistemi amerikan do të jetë në gjendje të pengojë aftësitë bërthamore të Rusisë. Ajo është duke i bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që të ofrojnë garanci se ndonjë konfigurim i mëvonshëm nuk do të ketë si objektiv Rusinë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG