Lidhje

Persona të armatosur në Kenia vranë 34 policë


kenya

kenya

Deri tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Persona të armatosur në veri të Kenias vranë të paktën 34 oficerë të policisë që po kryenin një operacion kundër vjedhjes së bagëtive. Ky është nga sulmet më të rënda ndaj policinë në historinë e vendit.

Burimet në Kenya thotë se policët ranë në pritë të shtunën ndërsa kamioni i tyre po kalontë në rajonin verior Baragoi. Zyrtarët thonë se 9 të mbijetuarit e sulmit janë shtruar në spital, ndërsa policë të tjerë janë të zhdukur. Zëdhënësi i policisë së Kenias, Eric Kiraithe u zotua se autorët e sulmit do të kapen.

Ai tha se policia gjithashtu shqyrton procedurat për të siguruar se vrasje të tilla nuk do të përsëriten.

Deri tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Vjedhja e bagëtive është mjaft e zakonshme në pjesën veriore të Kenias, por sulmet ndaj policisë janë të rralla.

Zyrtarët thonë se janë të tronditur nga vrasjet, dhe shprehin shqetësimin në lidhje me gatishmërinë dhe kapacitetin e forcave të sigurisë ndaj sulmeve të tilla.
XS
SM
MD
LG