Lidhje

Takim BE- Lidhja Arabe për Sirinë


Sot në Kairo mbahet një takim mes Lidhjes Arabe dhe BE-së për të diskutuar për krizën në Siri. Zyrtarët francezë shprehën paraprakisht përkrahjen e tyre për koalicionin e ri të opozitës siriane, por thonë se është ende tepër herët për ta njohur zyrtarisht këtë grup.

Ministri francez i Mbrojtjes Jean Yves Le Drian tha sot se formimi i këtij grupi është një hap i rëndësishëm, por se koalicioni nuk përbën ende një qeveri të përkohëshme, të cilën të mund ta njohë bashkësia ndërkombëtare..


Edhe Lidhja Arabe e mirëpriti dje formimin e grupit të ri opozitar sirian, por nuk i ka dhënë atij njohje të plotë si përfaqësues të popullit sirian.

Organizata e të drejtave të njeriut Human Rights Watch publikoi sot një deklaratë, përmes së cilës i bën thirrje koalicionit të ri t’i çojë një mesazh të qartë luftëtarëve të opozitës, se ata duhet të respektojnë ligjin e drejtave të njeriut. Kjo organizatë po ashtu i bëri thirrje grupeve që financojnë, apo furnizojnë me armë opozitën, t’I kërkojnë të njëjtën gjë këtij grupit të ri.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG