Lidhje

Ecejaket e evropianëve për ndihmën ndaj Greqisë


Greqia e përfshirë nga kriza financiare siguroi fondet e nevojshme për të shmangur mos pagimin e detyrimeve kreditore deri të premten.

Athina shiti sot bono thesari me vlerë prej më shumë se 5 miliardë dollarësh, që së bashku me fonde të tjera kesh, do t’i bëjë të mundur qeverisë të paguajë më shumë se 6 miliardë dollarë detyrime financiare.

Greqia miratoi një raund tjetër masash të ashpra financiare, të kërkuara nga huadhënësit ndërkombëtarë në përpjekje për të siguruar një pjesë tjetër prej 40 miliardë dollarësh të paketës së dytë të ndihmave në dy vjetët e fundit.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG